Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ U plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, humb jetën 15-vjeçari në Durrës
Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës. Ngjarja ndodhi më (25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online. Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta. Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë.