Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’/ Berisha: Foltoret, për shpëtimin e demokracisë
Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Mirditë ka theksuar sërish se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai tha se lëvizja me foltoret është për të shpëtuar demokracinë. “Kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kalvari kaloi kjo forcë politike. Një përpjekje e madhe për ta zhdukur opozitën. Një përpjekje e madhe për një Shqipëri pa opozitë. Ata që bënin këto përpjekje janë ekstremistë të majtë. Ata mbronin drogën krimet, farsen e tij elektorale. Ne qëndruam u përpoqën ta bëjnë copë copë përdorën arreste të gjitha mjetet por nuk i lëshuam të vërtetat që besojmë i mbrojtëm ato. Sot në jemi një opozitë në shumë aspekte më e fortë se kurrë. Ku ishim ne katër vite...