Fitorja ndaj Egnatias, trajneri i Flamurtarit: Na shërben për moralin

Fitorja ndaj Egnatias, trajneri i Flamurtarit: Na shërben për moralin

Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero dha opinionin e tij pas fitores 0-1 ndaj Egnatias. “Fitore shumë e rëndësishme për moralin e djemve. Këta djem po më japin me të vërtetë shumë. Kemi qenë të pafat në dy ndeshjet e fundit me dy barazime. Skuadra ka punuar mirë gjatë javës, sot treguan që kanë zemër për këtë fanellë dhe këtë qytet. Fitore shumë e rëndësishme për ne. Pas këtij dueli perfekt, sa të vështirë të mbani ritmin? Unë u kam thënë djemve që asnjëherë në futboll nuk duhet të mungojë kurajo, ua kam thënë edhe sot që në fushë luhet 11 kundër 11. Ne kemi arritur ta interpretojmë mjaft mirë taktikisht, por sot djemtë e kanë merituar fitoren më shumë për sakrificën që kanë bërë. Sigurisht...