Rezultatet e plota të javës së 14-të, ja si ndryshon renditja (foto)

Rezultatet e plota të javës së 14-të, ja si ndryshon renditja (foto)

4 Dhjetor 2025 18:51 Telesport U luajtën sot dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Flamurtari mposhti në “Egnatia Arena” kampionët e Egnatias me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Vllaznia barazoi me Vorën 0-0. Në tre takimet e tjera të kësaj jave, Partizani mundi Bylisin 1-0. Dinamo City fitoi me shifrat e thella 6-2 kundër Tiranës në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”, ndërsa përballja Teuta – AF Elbasani u mbyll 0-0. Përsa i përket renditjes, Elbasani mbetet në krye, pastaj ndjekin Vllaznia dhe Egnatia me pikë të barabarta. Dinamo mbyll “Final Four”. Përsa i përket zonës së ftohtë, Bylis dhe Flamurtari janë me pikë të barabarta në vendin e tetë dhe të nëntë, Tirana në fund...