Mbyllet java e 14-të në Superiore, zhgënjen Vllaznia dhe Egnatia

Mbyllet java e 14-të në Superiore, zhgënjen Vllaznia dhe Egnatia

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Superiore. Vllaznia barazoi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke vijuar serinë e rezultateve jo pozitive. Ndeshja u zhvillua me pak raste dhe pa ndryshim në rezultat deri në fund. Në takimin tjetër, Egnatia u mund 1-0 në fushën e saj nga Flamurtari. Skuadra mike shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e parë me anë të Ramirez. Pjesa e dytë nuk solli reagimin e kërkuar nga Egnatia, pavarësisht përpjekjeve në sulm. Flamurtari administroi avantazhin deri në minutën e fundit dhe mori tre pikë të rëndësishme.