Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Himenez drejt largimit, Milani kërkon zëvendësuesin
E ardhmja e Santiago Himenez tek Milan mbetet e paqartë, megjithëse agjentja e tij, Rafaela Pimenta, mohon çdo skenar largimi. Sipas zërave të merkatos, klubi kuqezi po shqyrton mundësinë e një ndryshimi në repartin ofensiv, ku sulmuesi meksikan nuk ka dhënë ndikimin e pritur në fillimin e sezonit. Në këtë kontekst, Milani ka nisur të vëzhgojë profilin e Niklas Fylkrug dhe Emanuel Pelegrino të Parmës, dy emra që pëlqehen nga stafi teknik si alternativa të mundshme. Megjithatë, Pimenta thekson se nga klubi nuk ka ardhur asnjë sinjal negativ dhe se Himenez konsiderohet ende pjesë e projektit. Agjentja shton se çdo thashethem është i pabazë dhe se lojtari është i fokusuar tek Milani, pavarësisht interesimeve të huaja. Për momentin, situata mbetet e qëndrueshme, por merkatoja e...