Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Shqipëria i dha “jetën e dytë”, Nedim Bajrami e pranon në Skoci pas shpërthimit me Rangers: Ajo ndeshje kundër Anglisë…
Zakonisht në Kombëtaret e tjera ndodh që lojtarët më të mirë të grumbullohen dhe të thonë fjalën e tyre në fushën e lojës, ndërsa te Shqipëria ndodh e kundërta, lojtarët konfirmohen nga Kombëtarja. Por për sa kohë edhe kjo formulë i jep sukses Silvinjos, askush nuk mund ta kundërshtoj. Një rast i tillë ishte edhe ai i Nedim Bajramit. Shumë kohë i përjashtuar nga Rangers, veçanërisht me trajnerin e ri, Rohl, që e hoqi edhe nga kampionati duke mos e grumbulluar më. Shqipëria e fton dhe Bajrami nxjerr në pak minuta golin që na siguroi kualifikimin në Play Off të Botërorit, ndërsa kundër Anglisë ishte fantastik. Pasi e ndoqën në ndeshjen me Anglinë, te Rangers u bindën se Bajrami e meritonte një shans. Kështu mesfushori...