Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, por që nuk po gjen vend te Kombëtarja, suksesi fal Silvinjon
Në futboll është rezultati që vendos gjithmonë nëse një trajner gjykohet ose jo! Në këtë rast, Silvinjo ka të drejtën e zgjedhjeve të lirshme me rezultatet historike që i merr me vete, përkundër “padrejtësive” të tij. Si në rastin e Anis Mehmetit, i cili prej kohësh po kalon një formë fantastike te Bristol City. Shifrat vazhdojnë të flasin për 24-vjeçarin i cili tanimë sipas Transfermarkt vlerësohet plot 10 milionë euro. Më shumë sesa ky lojtar vlerësohet vetëm Armando Broja dhe Kristjan Asllani në kartonët e tyre, teksa vendi i parë mbahet nga Broja, por me një shifër ndjeshëm më të rënë prej 14 milionë eurosh. Pra pavarësisht se është lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, Silvinjo vazhdon që të mos thërras Anis Mehmetin...