Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare në Durrës Muho Asllani, ish-funksionar i lartë i PPSH-së. Muho Asllani njihet si një ndër bashkëpunëtorët e diktatorit Enver Hoxha, si anëtar i Byrosë Politike dhe më pas i Ramiz Alisë, duke mbajtur disa poste të larta në hierarkinë e Partisë së Punës në vitet ’80. Pas viteve ’90 Asllani iu qëndroi bindjeve të veta duke mos kërkuar asnjëherë ndjesë për krimet e diktaturës komuniste, së cilës ai i kishte shërbyer si pjesë e nomenklaturës. I lindur në Bërdicë të Shkodrës ku mbaroi dhe arsimin bazë. Në Shkodër mbaron teknikumin bujqësor dhe më pas ndjek Institutin Bujqësor që e mbaron në vitin 1964. Në Kongresin e VI të PPSH-së, zgjidhet direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Në janar...