Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

Begzad Baliu: Rrëfimi i nënës për shtëpinë e djegur në fshat

Nga Begzad Baliu U dogj edhe shtëpia jonë në fshatBiro, mos u mërzit, – më tha në mbrëmje me telefon, – mos u mërzitLuftë ështëJanë djegur shumë shtëpi, fshatra e qytete në KosovëDo të digjen edhe të tjeraLuftë ështëU dogj edhe e jonaMos u mërzit *Pamë tek po afroheshin autoblindat serbe, policë të maskuar, vullnetarë të rruar kokash, zjarrvënës…Biseduam me plakun dhe vendosëm:I pari doli ai tek dyert e oborritShtëpia në themel ka therrorin e saj dhe nuk bën të digjet pa një akt therrorie, – tha plaku duke shtypur plisin e bardhë thellë në kokëDhe doli… *Tek dyert e oborrit e korrën me mashinkë dhe u shtri në tokë, ngadalë, si një trung i moçëmPastaj flaka e përshkoi shtëpinë në të gjitha anëtHambarin e...