Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq makinën, momenti kur shpëtohet familja nga mbytja (Video)

Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq makinën, momenti kur shpëtohet familja nga mbytja (Video)

Moti i keq ka goditur rëndë Greqinë këtë të enjte, raportojnë mediat e huaja. Stuhia “Byron” ka shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme në disa rajone të vendit. Shirat e rrëmbyeshëm kanë mbuluar zona të tëra, duke krijuar situata të rrezikshme për banorët. Në Lakoni dhe në Bashkinë e Manit Lindor, ekipet e shpëtimit të EMAK-ut po punojnë pa ndërprerje për të evakuuar qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e bllokuara nga uji. Në Skala Lakonia është regjistruar një prej ndërhyrjeve më të rrezikshme, ku shpëtimtarët e EMAK-ut nxorën në momentin e fundit tre persona nga një makinë e fundosur mes rrjedhës së fuqishme. Pamjet e operacionit, të publikuara nga mediat greke tregojnë rryma të furishme uji që tërheqin gjithçka përgjatë rrugës, ndërsa ekipet e...