VIDEO/ Tragjike, stuhia  spirale tërheq makinën, momenti kur shpëtohen 3 persona

VIDEO/ Tragjike, stuhia spirale tërheq makinën, momenti kur shpëtohen 3 persona

Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Byron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej. Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes. Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video. Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq...