Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër/ Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër/ Detajet e para

Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar. Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.