Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet në Shkodër nga policia 26-vjecari
Një incident me armë zjarri u shënua sot në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një konflikt për motive të dobëta përfundoi me të shtëna në ajër. Falë reagimit të Policisë, autori i dyshuar u kap dhe u arrestua. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit sapo morën informacionin për incidentin. Policia arrestoi shtetasin A. Sh., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një të ri 20-vjeçar, Xh. G., duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe armën e zjarrit të përdorur në ngjarje. Autoritetet njoftojnë se vijojnë...