Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Debate në seancën plenare në Kuvend/ Malaj: Gënjeni me zë dhe figurë, Tabaku: Keni injorancë ligjore
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave Petrit Malaj u përplasën ashpër këtë enjte në Kuvend për çështjen e transparencës mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku akuzoi ministrinë se prej një muaji nuk i është përgjigjur katër kërkesave të saj zyrtare, ndërsa Malaj e kundërshtoi duke e quajtur deklaratën e saj të pavërtetë. “Sipas nenit 80 të Kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve duhet të japin shpjegime për çështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji disa shkresa, për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve, njëkohësisht transparencë mbi amnistinë fiskale. Ministri e ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit, a janë koncesionarë, marrës të tenderave, subjekte të...