Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Haga refuzon lirimin e Thaçit, do të qëndrojë në paraburgim: Ka rrezik të arratiset
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi të vijojë të qëndrojë në paraburgim, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit. Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41(6)(b), rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale, vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020. “Zyra e Prokurorit të Specializuar...