Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Ekonomia në vend me probleme të rënda, Preçi: Ka probleme strukturore
Ekonomia në vend po mbahet nga pagat e administratës, duke shfaqur një model të ngjashëm me atë të kohës së diktaturës. Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, kjo strukturë ekonomike përmban rreziqe që cenojnë seriozisht të ardhmen. Situata ekonomike në vend po shfaq probleme, sipas statistikave të INSTAT, të cilat evidentojnë se ekonomia po mbahet kryesisht nga pagat e administratës. Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, problemi nis në strukturën e ekonomisë së vendit. Sa i përket parashikimeve për buxhetin e vitit 2026, eksperti i ekonomisë shprehet se prioritetet e shpallura për të thithur më shumë investime në fakt nuk përkrahen, dhe pavarësisht rritjeve që bëhen për administratën dhe pensionistët, ata sërish po jetojnë më keq për shkak të rritjes së çmimeve. Ekonomia shqiptare ka...