Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Një serb dhe dy ish–zv/ministra socialistë drejtojnë Kolegjin Europian në Tiranë
Nga Alba Kepi Sa i pavarur është Kolegji i Evropës në Tiranë, rektorja e të cilit, Federica Mogherini, është vënë nën akuzë nga Prokuroria Europiane dhe ajo belge për korrupsion? Kolegji i Evropës në Tiranë, tashmë në vitin e dytë të tij akademik, drejtohet nga profesori serb Igor Vidaçak, ndërsa pas tij vijnë dy ish-zv/ministra të qeverisë socialiste shqiptare, Gentian Elezi (2013–2016) dhe Odeta Barbullushi (2015–2019). Kjo përbërje ngre pyetje të rëndësishme për pavarësinë politike dhe gjeopolitike të institucionit. Igor Vidaçak vjen nga një vend fqinj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Gentian Elezi dhe Odeta Barbullushi kanë lidhje të afërta me strukturat e pushtetit të kaluar socialist në Shqipëri. Askush nuk vë në dyshim eksperiencën e tyre akademike, por kjo përbërje...