E akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, BIRN: Balluku i është shmangur llogaridhënies në parlament

E akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, BIRN: Balluku i është shmangur llogaridhënies në parlament

Deputetët socialistë votuan të enjten kundër një kërkese të opozitës për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrjen të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazizë në tendera me vlerë 210 milionë euro. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve”- tha ai. Balluku u pezullua nga funksionet ekzekutive me vendim të Gjykatës së Posaçme,...