Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

Ish-kryetari i degës së PD në Kavajë, Hysen Kadiu, ka bërë një reagim në rrjete sociale pasi mori pjesë në takimin e djeshëm të Ervin Salianjit në Durrës. Në një postim në rrjete sociale, Kadiu shprehet se qëllimi i takimit ishte ndarja e ideve dhe mendimeve në të mirë të partisë. Ai shprehet se e vërteta nuk mund të fshihet nga ata që bëjnë thirrje entuziaste dhe i fshehin problemet pas posteve të dhuruara, duke shtuar se partia ka nevojë për  “ndryshim, freskim dhe frymëmarrje”. Sipas Kadiut, vetëm duke folur hapur e gjetur rrugën për reformim, do të mund të rrëzojnë qeverinë e Ramës. “Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot. Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës,...