Lehtësohen ndërtuesit, çmimet e materialeve po rriten më pak se inflacioni

Lehtësohen ndërtuesit, çmimet e materialeve po rriten më pak se inflacioni

Çmimet e materialeve të ndërtimit po rriten me ritme më pak se inflacioni, duke i lehtësuar ndërtuesit nga barra e kostove dhe duke ju lënë më shumë hapësira për fitime. Sipas të dhënave INSTAT Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2025 u rrit 1,4%, teksa në të njëjtën periudhë inflacioni është rritur më shumë se 2.4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,6%, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 2,4% secili dhe “Shpenzime transporti” me 1,7%. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,6%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi”...