Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…
Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut. “Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që...