Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bankat digjitale zbarkojnë në Shqipëri, ja çfarë ndryshon për qytetarët
Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes vetëm në hapësirën online, pa zhvilluar rrjete degësh fizike. Edhe Shqipëria do ketë tashmë një bankë të tillë. Por çfarë janë këto banka dhe a janë shumë të përhapura në vendet e tjera? Në Eurozonë ekzistojnë rreth 60 banka digjitale. Shtatë nga këto banka janë degë të bankave tradicionale. Ato zotërojnë dhe ofrojnë një sërë produktesh identike me bankat fizike si llogari dhe karta bankare, kredi, depozita e të tjera. Njëlloj si bankat e tjera, edhe ato digjitale duhet të jenë të pajisura me licencë për të operuar. Bankat që funksionojnë plotësisht online kanë zakonisht fitim më të ulët se ato tradicionale,...