Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Demokrati shpërthen ndaj Peleshit: Dola para pasqyrës siç më the, nuk pashë ndonjë batakçi, hajdut dhe mashtrues si ty…
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme pati jo vetëm me debate të forta, por edhe akuza, replika të ashpra, ironi dhe batuta që shkuan deri edhe në sulme personale. Opozita akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e korrupsionit ku janë përfshirë deri në kupolën e ekzekutivit, teksa zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur. Socialistët nga ana tjetër kanë akuzuar opozitën se jo vetëm shpif, por kërkon të prishë edhe seancën në Kuvend. Deputeti demokrat Bledion Nallbani nuk ka kursyer kryeparlamentarin Niko Peleshi, njëkohësisht deputet i qarkut të Korçës ku shërbejnë të dy, duke e etiketuar atë si “batakçi dhe hajdut”. Peleshi nuk ishte prezent në sallë, teksa nënkryetarja Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen për fjalorin fyes ndaj kreut të Kuvendit. Duke...