Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“As Ronaldinho, as Ronaldo nuk do të pranonin të sakrifikonin si Lewandowski”
4 Dhjetor 2025 14:16 Alfred Lleshi Trajneri i Polonisë, Jan Urban, u shpreh se është habitur nga mënyra si sillet Robert Lewandowski që prej momentit kur e ka njohur nga afër. Ai theksoi se shumë pak futbollistë e marrin profesionin kaq seriozisht dhe bëjnë sakrifica të padukshme për publikun: “Lewandowski është profesionist i plotë, një shembull. As Ronaldinho dhe as Ronaldo nuk do të pranonin të jetonin si ai. Është edhe çështje edukate”. Urban theksoi se kërkesa e vazhdueshme ndaj vetes e ka çuar Lewandowskin të jetë një nga sulmuesit më të mirë për shumë vite: “Ajo që pashë nga afër ishte e njëjta që shihja nga distanca: kërkesë e jashtëzakonshme ndaj vetes, profesionalizëm dhe, mbi të gjitha, aftësi për të finalizuar dhe shënuar pothuajse...