Bayern Munich ndalon ‘ChatGPT’ për stafin, prezanton platformën e vet të inteligjencës artificiale

Bayern Munich ndalon ‘ChatGPT’ për stafin, prezanton platformën e vet të inteligjencës artificiale

Bayern Munich po hyn në një epokë të re digjitale. Klubi bavarez ka ndaluar përdorimin e ChatGPT nga stafi dhe ka lansuar një platformë të brendshme të inteligjencës artificiale, e cila tashmë po përdoret në disa departamente, nga shërbimet për tifozët deri te sektori ligjor. Sipas Thomas Ehemann, kreu i “Digital Fan Experience”, vendimi ka të bëjë me sigurinë dhe efikasitetin: “Po bllokojmë disa platforma të AI për stafin tonë, si ChatGPT. Kjo synon t’i shtyjë punonjësit të përdorin platformën tonë. Për më tepër, gjithçka është në një ‘cloud’ privat”. Ai shtoi se, pavarësisht shqetësimeve, kalimi ka qenë më i lehtë se pritej: “Menduam se do të kishte më shumë rezistencë, por nuk ndodhi. Punonjësit janë të lumtur që kanë një zgjidhje fleksibile dhe të...