‘Gënjeni me zë e figurë’, Malaj përplaset me Tabakun për ‘Paqen Fiskale’: Kërkesa juaj ka ardhur para një jave

‘Gënjeni me zë e figurë’, Malaj përplaset me Tabakun për ‘Paqen Fiskale’: Kërkesa juaj ka ardhur para një jave

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend lidhur me një kërkesë për përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku tha se i ka dërguar prej një muaji 4 shkresa ministrisë për informacion por akoma nuk ka marrë përgjigje. Malaj i replikoi duke e akuzuar se po gënjen pasi kërkesa e parashtruar i ka shkuar vetëm para një jave, ndërsa i përmendi edhe ligjin për procedurat tatimore. Tabaku më pas i tha se jo vetëm që është ai që po gënjen por edhe se ka “injorancë ligjore” . Replikat: Jorida Tabaku: Sipas nenit 80 të kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve duhet të japin shpjegime për cështje të ndryshme. I kam kërkuar ministrit të...