Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Akuzat për mashtrim e korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen nga posti i rektores së Kolegjit të Europës
Ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektores së College of Europe (Kolegji Europian), pasi është nën hetim për mashtrim dhe favorizim në një projekt të financuar nga BE për trajnimin diplomatik. Në deklaratën pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, Mogherini tha se largimi i saj vjen “në linjë me rigorozitetin dhe ndershmërinë me të cilat kam ushtruar detyrën”. “Në përputhje me rigorozitetin dhe integritetin maksimal me të cilin kam kryer gjithmonë detyrat e mia, sot kam vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni im si Rektore e Kolegjit të Evropës dhe Drejtoreshë e Akademisë Diplomatike të Bashkimit Evropian”, shkroi Mogherini. Dorëheqja e saj vjen vetëm një ditë pasi edhe zyrtari i lartë i BE-së, Stefano Sannino, njoftoi se...