Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dosja ‘Plumbi i artë’/ Si iu bë atentat Arben Çetës,dëshmia në GJKKO
Në seancë dëshmoi dhe një nga personat që ka qenë aty kur iu bë atentat Arben Çetës më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan). Dëshmitarja është ish e fejuara e kushëririt të Arbeni. “ Po darkoja me Armand Hoxhën, ish të fejuarin tim sepse kisha ditëlindjen. Aty ishte Arben Çeta e ka kushëri ish i fejuari im. Në moment të fundit njoftuam Arben Çeta që të darkonte me ne, sepse ai jeton ngjitur me mua. Në dijeninë time, Arben Çeta kishte qenë në burg për një vrasje. Ndenjëm deri në orën 23.00 dhe më pas u larguam. Makinat tona ishin ngjitur, unë dhe Armandi ishim më vete, Çeta më vete. Në momentin që po iknim u qëllua në drejtim...