Hashim Thaçi mbetet në Hagë, Specialja i vazhdon paraburgimin: Ekziston rreziku i arratisjes

Hashim Thaçi mbetet në Hagë, Specialja i vazhdon paraburgimin: Ekziston rreziku i arratisjes

Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim, e këtë lëvizje të saj e justifikoi me pretendimin se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit. Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41 – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – ekzistojnë ende dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi. Zyra e Prokurorit të Specializuar insistoi se asnjë kusht lirimi nuk i shmang në mënyrë të sigurte këto rreziqe. “ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar,...