“Të dalim në sheshin e Devollit dhe…”, Nallbati “sfidon” nga Foltorja, Peleshi: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët

“Të dalim në sheshin e Devollit dhe…”, Nallbati “sfidon” nga Foltorja, Peleshi: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët

bledjon nallbati-niko peleshi TIRANË- Tensionet, debatet dhe përplasjet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare. Një tjetër situatë ku u ngritën tonet ishte ajo mes demokratit Bledjon Nallbati dhe kreyparlamentarit Niko Peleshi. Deputeti Nallbati kërkoi debat me Peleshin lidhur me situatën në Devoll, që sipas tij është lënë në harresë nga qeveria. Nga foltorja e Kuvendit, Nallbati 'e ftoi' Peleshin për debat në qendër të Bilishtit, mes qytetarëe.  "Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat. Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse...