“Të shtënat ishin breshëri”/ Dëshmitari rrëfen si u ekzekutua ‘Bobi’ me urdhër të vëllezërve Çopja

“Të shtënat ishin breshëri”/ Dëshmitari rrëfen si u ekzekutua ‘Bobi’ me urdhër të vëllezërve Çopja

Në procesin “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të enjte para gjykatës dëshmitari Zylyf Hoxha, lidhur me vrasjen e ndodhur më 13 dhjetor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Andi Zylyfi, i njohur me nofkën “Bobi”, ndërsa u plagos miku u tij Ardit Uruçi. Hoxha tregoi se mbrëmjen e 19 dhjetorit 2019 ndodhej në lokalin e fshatit, bashkë me disa banorë të tjerë. Pak minuta para të shtënave, disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit hynë me nxitim brenda dhe njoftuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë. “Jam thirrur në vitin 2019 në polici për një ngjarje të ndodhur në fshatin Përparim. Disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit u futën brenda, kuptuan që ishin të shtëna. Unë lajmërova policinë dhe i thash dëgjuam...