Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
UFC-323/ Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit
Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-323 në artet marciale mikse. Ky është eventi i fundit i madh i këtij viti, që do të mbyllet me dy duele të mëdha për titullin kampion bote. Në peshën “bantamweight” (pesha 62kg), kampioni në fuqi, gjeorgjiani Merab Dvalishvili (21 fitore, 4 humbje) do të mbrojë titullin ndaj sfidandit rus Petr Yan (19 fitore, 5 humbje). Kjo është hera e dytë që do luftëtarët përballen mes tyre, me Dvalishvili që ka fituar në vitin 2023 me vendim unanim të gjyqtarëve. Gjeorgjiani nuk humbet një duel në kafaz që prej vitit 2018, ndaj shihet si favorit. Gjithsesi, Yan synon të hakmerret në këtë revansh. Në duelin tjetër për titull, braziliani Alexandre Pantoja (30 fitore, 5 humbje) do...