Debate në seancën parlamentare, PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Debate në seancën parlamentare, PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje nisi me debate. Shkak u bë kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku. Në nisje të seancës kryeparlamentari Niko Peleshi, bëri me dije se interpelanca nuk mund të zhvillohet pasi çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata kushtetuese. “Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar se çështja është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese. Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve”, tha Peleshi. Përgjigja e Peleshit solli...