Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Çfarë thotë shkenca për këtë sjellje
Vonesa është një fenomen i njohur për të gjithë, nga justifikimet klasike si “do jem aty për 10 minuta” që shndërrohen në 30, deri tek arsyetime kreative që nuk qëndrojnë. Edhe pse çdo person ka vonuar të paktën një herë, ekziston një kategori njerëzish që janë kronikisht me vonesë, pavarësisht rrethanave. Po çfarë ndodh në mendjen e tyre? Ekspertët theksojnë se nuk ka vetëm një shkak. Faktorët mund të variojnë nga menaxhimi i dobët i kohës, prirja për të shtyrë, përjetimi ndryshe i kohës, ankthi apo edhe struktura neurobiologjike. Studiuesit theksojnë se vonesa e vazhdueshme nuk është domosdoshmërisht mungesë respekti, por gjithsesi dëmton besimin mes njerëzve, pasi çdo takim është një marrëveshje e heshtur. Si e përjetojnë kohën tipat e ndryshëm të personalitetit? Në një studim të...