“Shikoni realitetin”, Olta Xhaçka i drejtohet opozitës: Mazhoranca punon, Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

“Shikoni realitetin”, Olta Xhaçka i drejtohet opozitës: Mazhoranca punon, Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare i është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila ashtu si herët e tjera akuzoi mazhorancën për vjedhje dhe korrupsion. Deputetja Xhaçka tha se në fund të ditës janë qytetarët ata që vlerësojnë punët e bëra nga PS. Xhaçka: Nuk ka qeveri pa gabime, por mjafton të shohim realitetin. Shqipëria sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, kemi rritje pagash dhe pensionesh jo premtime abstrakte, jemi vend lider në turizëm, kemi hapur negociatat me BE. Infrastruktura, energjia, politika e jashtme, siguria, energjia etj janë fusha që sot Evropa i konsideron histori suksesi për Shqipërinë. Opozita flet për korrupsion por është e para që sulmon SPAK sa herë ai prek njerëzit e tyre. Flet për punë...