‘Atentat ndaj demokracisë’/ Gjekmarkaj në Kuvend: E gjithë qeveria e pandehur!

‘Atentat ndaj demokracisë’/ Gjekmarkaj në Kuvend: E gjithë qeveria e pandehur!

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj e cilësoi situatën aktuale në vend si një “atentat ndaj demokracisë shqiptare”. Gjatë fjalimit të tij, deputeti deklaroi se e gjithë qeveria dhe mazhoranca janë “të pandehura” dhe nuk gjejnë fuqinë morale për t'u pastruar, duke paralajmëruar se “këmbanat po bien për ju”. Në qendër të deklaratës së të tij ishin zgjedhjet, për të cilat Gjekmarkaj pohoi se u zhvilluan “nën peshën e korrupsionit dhe diktatin e krimit të organizuar”. Ai iu referua raportit të OSBE/ODIHR-it, të cilin e quajti një “akt zyrtar ndërkombëtar politik” që mazhoranca po tenton ta anashkalojë, por “ju rri mbi kokë si Xhebraili”. Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria është kthyer në një “tokë të askujt”, ku jeta e njeriut ka humbur vlerën dhe krimi është bërë normë. Deputeti opozitar...