Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandali i Mogherinit/ Berisha publikon videon: Rama me ‘shqiptaren’ e tij
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një video të para disa kohëve, kur Edi Rama shprehej se Federica Mogherini tanimë është shqiptare. “Ramaduro me “shqiptaren” e tij!” shkruan Berisha. Në video, shihet se si Rama thotë se nuk e kupton se pse Mogherini nuk ka aplikuar akoma për pasaportën shqiptare. Në fakt, arrestimi dhe akuzat ndaj Mogherinit në Bruksel tregojnë se ajo është ‘shqiptarizuar’ sipas modelit të Edi Ramës. Mogherini akuzohet për mashtrim, korrupsion dhe konflikt interesi. Një ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha tha se Mogherini dhe Edi Rama janë të implikuar edhe në aferën 17 milionë euro për kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë. Berisha kërkoi hetim nga autoritetet e Brukselit për këtë aferë.