Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandali ‘Balluku’, Berisha: Kushtetuesja në presion të tmerrshëm, do shihni bordellon e vërtetë në…
Nga Foltorja e Kuvendit, Sali Berisha sulmoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Belinda Balluku dhe Edi Rama dolën “zbuluar” me mesazhet e Evis Berberit për çështjen e tunelit të Llogarasë. “Ky parlament ngjet sot me parlamentin fals, me parlamentin kallp. Një njeri ka marrë çdo pushtet në të cilin një njeri arrin të bllokojë vendimet e gjykatave, prokurorisë për vjedhjet monstruoze ndaj qytetarëve. Në të cilin një njeri arrin të ushtrojë një presion të tmerrshëm të gjithanshëm, banditesk mbi Gjykatën Kushtetuese. Në të cilin një njeri ka vendosur me vendim të fshehtë të gjitha shpenzimet e tij. Kjo praktikë ka ekzistuar vetëm në diktaturën komuniste, kur për Enver Hoxhën, për arsye të sigurisë kombëtare, por jo për Mehmetin, por vetëm për Enverin, shpenzimet ishin në...