Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Patos – Bizneset në fshatin “Ofiçinë e Vjetër” paralajmërojnë falimentimin për shkak të ndërprerjeve të energjisë
Fshati “Ofiçinë e Vjetër” në bashkinë Patos është bërë epiqendra e shqetësimit të banorëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla, të cilët dolën në protestë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike. Ata paralajmërojnë se situata po i çon drejt falimentimit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" “Jemi 30 familje dhe 11 biznese që furnizohemi nga linjat e naftës. Pavarësisht se paguajmë rregullisht taksat, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë po ndalojnë aktivitetin tonë dhe po shkaktojnë humbje të mëdha financiare,” thonë pronarët. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Biznese të ndryshme të zonës, përfshirë dyqane mishi, furra buke, markete, lavazho dhe fabrika vaji, po përballen me ndërprerje të aktivitetit dhe dëme të konsiderueshme. Banorët shprehen se kanë financuar edhe...