Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lëvizja e Salianjit/ Mërtiri: Askush nuk ka kurajë të thotë që Berisha duhet të iki
Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha. Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.“Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë...