Guardiola: Ky sezon i Premier është i rrëmujshëm dhe i paparashikueshëm, do të luftojmë për titullin

Guardiola: Ky sezon i Premier është i rrëmujshëm dhe i paparashikueshëm, do të luftojmë për titullin

Manchester City ndodhet i dyti në renditjen e Premier League, duke qëndruar 5 pikë pas kryesuesve të Arsenal. “Citizens” arritën një fitore rokamboleske javën e fundit ndaj Fulham (5-4). Sipas trajnerit Pep Guardiola, kjo që ndodhi në atë ndeshje dhe duke parë rezultatet e shumta surprizë të këtij sezoni, beson se gjithçka do të jetë e hapur deri në fund. “Kjo është Premier League, hera-herës e rrëmujshme, nuk mund ta kontrollosh dot atë. Thjesht është Premier League, gjithçka duket e paparashikueshme”, tha trajneri spanjoll i City. “Për momentin, Arsenal është kaq i fortë dhe kaq solid. Kështu që unë e di se çfarë duhet të bëjmë. Do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë, Premier League është kaq e gjatë”, shtoi Guardiola. “Kam...