Spiropali në Vjenë për Këshillin Ministror të OSBE, në fokus arkitektura e sigurisë europiane

Spiropali në Vjenë për Këshillin Ministror të OSBE, në fokus arkitektura e sigurisë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ndodhet në Vjenë për Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së që po mbahet në Pallatin Hofburg. Spiropali u mirëprit nga Kryesuesja e OSBE dhe Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen. Ky Këshill përkon me Kryesinë e Finlandës të OSBE dhe me 50 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit që solli në jetë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim. Në fokus të Këshillit do të jenë parimet që qëndrojnë në themel të sigurisë europiane: barazia dhe integriteti territorial, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, respekti për të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, në zemër të diskutimeve do të jetë shkelja flagrante e këtyre parimeve nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Një vëmendje të veçantë do të marrë përgatitja e...