Përfitimet shëndetësore nga stërvitjet në natyrë, ‘zvogëlohen’ nga ndotja e ajrit

Përfitimet shëndetësore nga stërvitjet në natyrë, ‘zvogëlohen’ nga ndotja e ajrit

Vrapuesit, çiklistët dhe njerëz të tjerë që bëjnë ushtrime në natyrë mund të humbasin përfitime shëndetësore, rrezik më të ulët për kancer dhe jetëgjatësi të shtuar, nëse ushtrohen në ajër të ndotur të qytetit, sugjeron një studim i ri. Duke përdorur të dhëna shëndetësore që mbulojnë 1.5 milion njerëz në disa vende, një ekip shkencëtarësh, përfshirë ata nga University College London (UCL) dhe City University of Hong Kong, ka zbuluar se efektet e ushtrimeve të rregullta duket se janë të reduktuara tek njerëzit që jetojnë në zona me ndotje të lartë. Studiuesit thanë se "efekti mbrojtës" i zakonshëm që ofron vrapimi nga rreziku i vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, zvogëlohet kur niveli i grimcave të imëta në ajër tejkalon 25 mikrogramë për metër...