Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Belinda i iku interpelancës, por përfundoi më keq”/ Agron Shehaj-mazhorancës: Duhet të jepni llogari
Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësimin për skandalin “Balluku”. Ai theksoi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh. Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari. “Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot. Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk...