Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Klevis Balliu denoncon në “Domani” aferën “Kayo”: Modeli Rama-Balluku, kapje totale e shtetit
Klevis Balliu ka denoncuar zyrtarisht në median prestigjioze italiane “Domani” aferën Kayo, një nga skandalet më të rënda që ekspozon qartë kapjen totale të shtetit nga regjimi Rama-Balluku. Në deklaratën e tij për median ndërkombëtare, Balliu thekson se kjo aferë nuk është një rast i izoluar, por është model qeverisës i ndërtuar mbi korrupsion, klientelizëm dhe zhvatje sistematike të qytetarëve shqiptarë. Balliu nënvizon se dokumentet e zbuluara nga prokuroritë europiane, së bashku me faktet e paraqitura tashmë publikisht, tregojnë një skemë të strukturuar ku fondet publike devijohen drejt interesave private të rrjetit Rama-Balluku. Sipas tij, kjo aferë është vetëm maja e ajsbergut e një modeli të kalbur që po e çon Shqipërinë drejt humbjes së kontrollit institucional. Duke folur për “Domani”, Balliu theksoi se është...