Ankimi në GJK për pezullimin e Ballukut, Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Ankimi në GJK për pezullimin e Ballukut, Peleshi rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën

Kuvendi nuk e ka pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama mbi ankimin e këtij të fundit në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga GJKKO-ja të Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.Kryeministren, Belinda Balluku. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi argumentoi se kjo çështje është në shqyrtimin e Kushtetueses dhe nuk mund të diskutohet në Kuvend. Ai theksoi se çdo përpjekje për të nxjerr një vendim politik pa fjalën e Kushtetueses, mund të cenojë parimet e pavarësisë së institucioneve dhe sundimit të ligjit. “Në shkresën e Kuvendit kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës është aktualisht në shqyrtim në kushtetuese e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për...