Seanca parlamentare/ Në axhendë raporti i KQZ për 2024 dhe disa projektligje

Seanca parlamentare/ Në axhendë raporti i KQZ për 2024 dhe disa projektligje

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të enjte, në orën 10:00, seancën plenare. Në seancën plenare pritet diskutimi i një sërë çështjesh ndërsa në rend dite janë 20 pika, nga ratifikimet ndërkombëtare, ndryshime ligjore e deri te vendime të rëndësishme në institucionet mbikëqyrëse. Fillimisht pritet miratimi i procesverbalit të seancës së 2 dhjetorit 2025. Më pas, do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024.