9-vjeçarja me origjinë shqiptare triumfon në Festivalin e Zecchino D’Oro

9-vjeçarja me origjinë shqiptare triumfon në Festivalin e Zecchino D’Oro

Emma Dakoli është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që fiton Festivalin e Zecchino D’Oro. Në këtë edicion të 68-të, ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë me këngën “Ci pensa il vento” me tekst të Francesco Marruncheddu, Lodovico Saccol dhe muzikë të këtij të fundit. Emma u ngjit në skenën e Antoniano di Bologna e shoqëruar nga Piccolo Coro dell’Antoniano që udhëhiqet nga Margherita Gamberini. Kënga e saj flet për shpresën dhe paqen. Prindërit e 9-vjeçares janë nga Durrësi, ndërsa ajo është rritur në Monza. Vogëlushja ka ëndrra për të ardhmen, të gjitha të lidhura me artin pasi dëshiron të bëhet këngëtare, piktore dhe stiliste. Në festival u paraqitën 14 këngë. Dy netët e para gjysmëfinale gjatë 28-29 nëntorit, u prezantuan nga Carolina Benvenga dhe Lorenzo...