Dhunuan kundërshtarët para ndeshjes në Fushë Krujë, nën hetim tre futbollistët e skuadrës “Iliria”

Dhunuan kundërshtarët para ndeshjes në Fushë Krujë, nën hetim tre futbollistët e skuadrës “Iliria”

Tre futbollistë të skuadrës “Iliria” në Fushë Krujë janë vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar futbollistët e ekipit kundërshtar në dhomat e zhveshjes, pak para fillimit të ndeshjes së planifikuar “Iliria–Skënderbeu”. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, dhe si pasojë e incidentit fizik ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N. Në hetim janë marrë tre lojtarët e ekipit “Iliria” A. S., B. S. Dhe J. S. Për shkak të dhunës së ushtruar dhe situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të anulojë ndeshjen, duke argumentuar se nuk ishin të garantuara kushtet e sigurisë për zhvillimin e takimit. Për incidentin e rëndë kanë reaguar ekskluzivisht për RTSH edhe përfaqësuesit e të dy skuadrave. Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjanci, e cilësoi dhunën në dhomat e...